
Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit
“Sot në Prizren, zyrtarizuam kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 12 tetorit, z. Besnik Krasniqi”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
“Ai përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në kohën kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme”.
“Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti”.
“Unë besoj në vizionin e Besnikut dhe në përkushtimin e kandidatëve të AAK-së për asamblenë komunale. Me fat dhe suksese!”, ka shkruar Haradinaj.