Besnik Osmani i LDK-së dhe Rrahim Tërnava i PDK-së takojnë banorët e Fushë Kosovës: E shtunë perfekte!
02 nëntor 2025
| 00:30
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani nga LDK-ja, ditën e shtunë e ka quajtur “E shtunë perfekte!”. Osmani së bashku me Tërnavën e PDK-së, kanë mobilizuar aktivistët për zgjedhjet që do të mbahen me 9 nentor, ku në garë është Besnik Osmani përballë VV-së.
Njoftimi i plotë i Osmanit:
E shtunë perfekte! Diell, gjallëri dhe energji në qytetin tonë.
Mobilizim dhe përkrahje nga çdo anë për 75 milionë euro investime, tashmë të konfirmuara për komunën tonë!
Sot, së bashku me përkrahjen e madhe të aktivistëve të LDK-së dhe PDK-së, zhvilluam takime të mrekullueshme me banorët e qytetit tonë.




