Besnik Osmani, së bashku me Tërnavën dhe deputetin Fadil Hadergjonaj, takojnë banorët e Fushë Kosovës

06 nëntor 2025 | 20:30

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës.

Osmani, së bashku me kryetarin e degës së LDK-së, z. Tërnava, deputetin Fadil Hadergjonaj, si dhe mysafirë të tjerë nga kryeqyteti, kanë biseduar nga afër me qytetarët për t’u bërë me dije se me LDK-në, Fushë Kosova do të realizojë projekte të rëndësishme zhvillimore.

“Një takim i ngrohtë me qytetarët në restorantin ‘Kopshti’, së bashku me kryetarin e degës, z. Tërnava, dhe deputetin Fadil Hadergjonaj.

Bisedë e çiltër dhe përkrahje e madhe nga qytetarët.

Vazhdojmë sot me takimet me qytetarët, dhe nesër me qeverisjen bashkë me ta!”, ka bërë të ditur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete…