Besnik Osmani takon komunitetin kulturor të Fushë Kosovës: Kultura, forcë për zhvillimin e qytetit

08 tetor 2025 | 22:23

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sonte një takim me përfaqësues të komunitetit kulturor të komunës, ku diskutoi mbi rëndësinë e kulturës në zhvillimin shoqëror dhe sfidat me të cilat përballen artistët lokalë.

Osmani falënderoi pjesëmarrësit për përkushtimin ndaj vlerave kulturore që pasurojnë Fushë Kosovën dhe nënvizoi potencialin e madh kulturor që ka qyteti.

“Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë,” tha Osmani, duke shtuar se kultura mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë artistët dhe komunitetin për kontributin e tyre dhe theksoi angazhimin e tij për të mbështetur krijimtarinë vendore.

Takimi përfundoi me mesazhin e kandidatit: “Fushë Kosova PËRTEJ!”, duke nënvizuar vizionin për një komunë më dinamike dhe kulturore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte iu drejtua…