Besnik Tahiri falënderon Universitetin e Birminghamit që në shënimin e përvjetorit të 125 ka vendosur biografinë e tij si tregim suksesi

25 maj 2025 | 18:33

Universiteti i Birminghamit në shënimin e përvjetorit të 125 ka vendosur biografinë e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, ish deputetit dhe nënkryetarit të AAK-së, Besnik Tahiri si tregim suksesi.

Tahiri ka shkruar në Facebook se suksesi i tij profesional dhe politik nuk do të ishte i mundur pa arsimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë në Universitetin e Birminghamit në Britani.

Postimi i Tahirit:

Urime 125-vjetorin, kolegë!

University of Birmingham është një nga institucionet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, i themeluar me Kartën Mbretërore të dhënë në vitin 1900. Si një ish-student krenar i Universitetit të Birminghamit, e shënoj këtë përvjetor me mirënjohje dhe krenari të thellë.

Falenderoj Universitetin që në shënimin e përvjetorit të 125 kanë vendosur edhe biografinë time si tregim suksesi:

https://www.birmingham.ac.uk/schools/government/alumni/our-alumni

Me këtë rast, dua të reflektoj mbi rrugëtimin tim akademik dhe profesional, që nga diplomimi në vitin 2006, dhe të them se mësimet që kam marrë në Departamentin për Zhvillim Nderkombëtar dhe Chevening Awards (FCDO) ishin ndër mundësitë më me vlerë në jetën time personale dhe profesionale.

Suksesi im profesional dhe politik nuk do të ishte i mundur pa arsimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që mora në Universitetin e Birminghamit në 🇬🇧.

Mirënjohje të thellë për Chevening Awards (FCDO)dhe Universitetin e Birminghamit për mundësinë që më dhanë të jem pjesë e një institucioni me reputacion global.

#UoB125 #UniversityOfBirmingham #CheveningScholar #CheveningAlumni #InternationalDevelopment #HigherEducation #GlobalImpact #Gratitude

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës së Presidentit Vladimir Putin në rajonin e Kurskut,…