Bespoke AI ka mbërritur dhe vjen me një ofertë speciale

20 maj 2025 | 11:34

Samsung Electronics ka prezantuar së fundmi linjën më të re të pajisjeve shtëpiake. Thelbi i teknologjisë moderne qëndron në lidhjen e ndërsjellë, përdorimin e thjeshtë dhe funksionalitetin – ky është vizioni që sjell Samsung, dhe njëkohësisht arsyeja pas kësaj fushate të re promocionale. Përfitoni më shumë dhe më të personalizuar për të njëjtin çmim – gjatë periudhës promocionale nga 19.05.2025 deri më 29.06.2025, me blerjen e disa frigoriferëve Samsung, makinave larëse, tharëse apo fshesave me korent, merrni si dhuratë një Galaxy Watch7.

Nuk jemi të gjithë ekspertë në punët e shtëpisë, por edhe ata që janë, do ta donin një asistent që i lehtëson dhe i përshpejton këto detyra – dhe këtë, pa bërë kompromis me cilësinë.

Shijoni larjen e thjeshtë të rrobave. AI Home, në lavatriçet e reja Bespoke AI, shërben si një qendër kontrolli intuitive, duke ofruar informacione të dobishme dhe kontroll përmes një ekrani me prekje. Përveç kësaj, ajo mund të personalizojë mënyrën e larjes duke mësuar nga zakonet tuaja, duke sugjeruar ciklet më të përshtatshme dhe duke ju njoftuar në kohë reale. Pas përfundimit të larjes, mund të konsultoheni edhe me raportin për rrobat tuaja.

Kontrolloni lavatriçen tuaj nga telefoni. SmartThings është aplikacioni që ju mundëson të lidhni të gjitha pajisjet tuaja Samsung në shtëpi, t’i kontrolloni dhe aktivizoni edhe kur nuk jeni fizikisht të pranishëm. Përmes saj do të merrni informacione dhe rekomandime për ta kryer sa më efikasisht çdo detyrë shtëpiake. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për lavatriçen – mund të lidhni pothuajse çdo pajisje Samsung: nga ora dhe kufjet, te televizori, frigoriferi, furra apo kondicioneri.

Promocioni përfshin gjithashtu fshesën me korrent Samsung më të fuqishme me filtrim HEPA[1]Bespoke Jet AI Ultra. Me fuqi thithëse prej 400W dhe Modalitetin AI Clean 2.0, i cili përshtatet automatikisht me sipërfaqet dhe llojet e tapeteve, kjo pajisje do t’ju bëjë të ndiheni të fuqishëm teksa largoni një tjetër detyrë shtëpiake në pak minuta. E gjithë kjo punë do të reflektohet edhe në Galaxy Watch7, që vjen si dhuratë me blerjen – ku mund të shihni sa hapa keni bërë dhe sa kalori keni djegur gjatë pastrimit.

Siç përmendëm në fillim, prakticiteti është thelbësor – dhe këtu hyn në lojë frigoriferi Samsung me ndarje vertikale dhe modalitetin Family Hub. Pa doreza për hapjen e dyerve, ai e bën shumë më të lehtë momentin kur ktheheni nga pazari me duar plot. Dyert me hapje automatike janë të pajisura me sensorë në të dy anët, duke i bërë ato të hapen lehtësisht me një prekje të lehtë. Natyrisht, më e rëndësishmja është ajo që ndodhet brenda: funksioni Twin Cooling Plus parandalon përzierjen e aromave midis ndarjeve, ruan ushqimet në kushte optimale duke përshtatur temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe në ngrirës, falë avulluesve, ventilatorëve dhe daljeve të ajrit të pavarura.

Për më shumë informacione dhe kushtet e fushatës promocionale, vizitoni linkun: www.samsung.com/al/offer/bespoke-ai-is-here-xk dhe në çdo rast, hapni aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj, skanoni me lehtësi pajisjet inteligjente në shtëpi dhe zbuloni vetë se si lidhja SmartThings e bën jetën më të thjeshtë dhe praktike.

[1] Fshesa më e fuqishme me korrent nga Samsung me filtër HEPA – Bazuar në testimet e kryera nga kompania SLG Prüf- und Zertifizierungs GmbH (dhjetor 2024), në përputhje me standardin IEC 62885-4 Cl.5.8, duke përdorur fshesën me korrent (pa furçë) në modalitetin Jet dhe baterinë me kapacitet të madh, plotësisht të karikuar. Rezultatet janë krahasuar me modelet e fshesave në treg që kanë fuqi thithëse brenda 30% të fuqisë reale të modelit Samsung të testuar nga SLG, bazuar në të dhënat e shitjeve nga janari deri në dhjetor 2024, të përgatitura nga një institut i pavarur për kërkime tregu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nyrtene Zejnullahu shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore nga…