Betejë e fortë për Mitrovicën ndërmjet Tahirit dhe Pecit, rezulatet e fundit nga KQZ

17 tetor 2025 | 10:48

Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në disa Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa në disa komuna ky proces është tashmë i përfunduar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar sot, më 17 tetor, të dhënat më të fundit, të cilat tregojnë një garë shumë të ngushtë në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, deri tani ka siguruar 13,166 vota, që përfaqësojnë 49.23% të votave.

Ndërkohë, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 12,437 vota, ose 46.50%.

Deri tani janë numëruar 91 nga gjithsej 105 vendvotime në këtë komunë.

Betejë e fortë për Mitrovicën ndërmjet Tahirit dhe Pecit, rezulatet e fundit nga KQZ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se…