
Betohet para presidentes gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi
11 mars 2024
| 16:27
Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Presidentja Osmani e ka uruar Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.
Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.