Biblioteka e qytetit në Mitrovicë do të furnizohet me libra dhe laptopë

12 mars 2021 | 10:45

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë pritur në takim asistentin ekzekutiv të shefit të misionit diplomatikë të Ambasadës Suedeze në Kosovë, Armend Rexha, si dhe përfaqësues nga “The Library Project Kosova”, me të cilët është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin e bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” me libra dhe loptopë.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rendësin e leximit dhe të promovojë letërsinë e fëmijëve në Kosovë, si dhe të filloj me sukses përfshirjen e akterëve kyç siç janë zyrtarët komunal, bibliotekat, shkollat, mësuesit, fëmijët dhe prindërit.

Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të projektit “Në nderim të librit për fëmijë”, ndërsa projekti do të avancojë bashkëpunimin ndërmjet shkollave fillore dhe bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, përmes konceptit “Biblioteka e hapur”.

Komuna e Mitrovicës do të bëjë financimin e blerjes së librave, TLPK do të hartojë planin e punës dhe organizimin e punëtorisë me fëmijë, ndërsa Ambasada Suedeze në Kosovë do të bëjë dhurimin e disa laptopëve për bibliotekën e qytetit (sektorin për fëmijë) dhe aspekte tjera logjistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Prishtinë ka arrestuar një të mitur pasi theri…