Biblioteka “Hivzi Sulejmani” shpërblen nxënëset për esetë më të mira

15 shtator 2025 | 16:06

“Kosova ime, zemra ime” ishte titulli i konkursit letrar-artistik të cilin disa muaj më parë e pati hapur Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Drejtorinë e Kulturës të komunës së Prishtinës dhe Fondacionin “Agim Lluka”.

Në këtë konkurs qenë paraqitur nxënës nga tridhjetë e gjashtë shkolla të Prishtinës nga klasat 6-9, me poezi, ese, tregime. Pas disa muajve të mbylljes së konkursit, sot në sallën e madhe të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, organizuar nga po kjo bibliotekë, me iniciativën e drejtoreshës Naime Beqiraj, u dhanë gjashtë çmime të barabarta për gjashtë esetë më të mira.

Çmimet iu dhanë: Luiza Tafës, Sinera Ahmetxhekajt, Pomena Dakajt, Lisa Berishës, Florian Thaqit dhe Dea Fejzullahut.

Bibliotekën, organizatoren, nxënësit, i nderuan edhe drejtoresha e Kulturës e Drejtorisë së Kulturës së Prishtinës, Sibel Halimi, zyrtarja e komunës së Prishtinës, Sebi Jusufi, tri anëtaret e jurisë, Fatime Mehmetaj, Albana Beqiri dhe Erina Rrahmani, kujdestaret dhe mësuesit e nxënësve dhe, po ashtu, përfaqësuesit e Fonacionit “Agim Lluka”, edhe librarja Sebi Çavdërbasha.

Po sot u përurua edhe libri me përmbledhje me ese, poezi dhe tregime, i konkursit letrar-artistik, i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës, me krijime të nxënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës i kreu angazhimet e shtatorit me një…