
Bie krani prapa Spitalit Amerikan në Prishtinë, nuk ka të lënduar
22 prill 2025
| 14:51
Një kran bie në rrugën e Shkupit, prapa Spitalit Amerikan në Prishtinë, njoftuan Vrojtuesit e lagjes në faqen e tyre në facebook.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, njoftuan Vrojtuesit e lagjes.
Tani për tani nuk dihen detaje të tjera.