
BILANCI I NJË VITI TË TËRË ME NDERIME PËR NËNËN E UÇK-SË, NËNËN STANË PJETËR GASHI
Nga 8 Shtatori i vitit 2024 e deri në 8 Shtatorin e vitit 2025, është një vit i plotë!
E tërë kjo periudhë ka kaluar me nderime të shumta shtetërore, kombëtare e fetare katolike për Nënën e UÇK-së, Nënën Stanë Pjetër Gashi!
Tashmë është e njohur për mbarë opinionin se Nëna Stanë Pjetër Gashi, është njëra nga ato nëna të mëdha shqiptare, e cila i ka pritur e i ka përcjellur, ju ka dhënë bukë, ua ka pastruar plagët, ua ka pastruar e qepur rrobat e baltosura dhe shkyera, të gjithë pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në çdo kohë, natën dhe ditën, që nga viti 1998 e deri më 12 Qershor të vitit 1999, ditën kur janë hyrë triumfale forcat e KFOR-it në Kosovën e çliruar nga Serbia pushtuese !
NDERIME SHTETËRORE DHE KOMBËTARE, PËR NËNËN QË I KA DHËNË BUKË E DJEMT E SAJ USHTARË, USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
Nëna shqiptare katolike, Stanë Pjetër Gashi, është Nënë Tereza e UÇK-së!
Për kontributin e madh dhe të lavdishëm në shërbim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nënë Stana u nderua nga te gjitha isntancat shteterore e kombëtare në Kosovë, nga OVL e UÇK-së dhe nga Kisha Katolike Shqiptae e Kosovës!
Vizitat në Shtëpinë Bazë të UÇK-së te Nënë Stana
Nënë Stanë Pjetër Gashi, u vizitua në shtëpinë e saj Bazë e UÇK-së nga:
1. Presidentja e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani me familjen e saj bashkëshortin dhe vajzat;
2. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me famullitarin e Katedralës së Kosovës Dom Agim Çerkini;
3. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi e Zv. Komandanti Shemsi Syla;
4. Komandantini Zonës Operative të Llapit të UÇK-së Rustem Mustafa;
5. Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu;
6. Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama me bashkëshorten e tij Znj. Kristalen dhe Drejtorin e Sherbimeve Publike të Komunés së Prishtinës Bekim Brestovci me bashkëshorten Znj. Angelina;
7. Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni me Drejtorin e Kultures, Rinisë dhe Sporteve Kushtrim Zeqiri;
8. Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti me N/Kryetarin e Komunës Diamant Byrtyqi;
9. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi;
10. N/Kryetari i Artanës Bajrush Ymeri;
11. Folësi Legjendar i Radio “Kosovës së Lirë” Nusret Pllana;
11. Komandanti i Brigades 153 të UÇK-së Adem Shehu;
12. Gazetari i “Ulpiana Press” Granit Duriqi;
13. Ekipi i portalit Insajder;
14. Ekipi i gazetarëve të RTK-së;
15. Ekipi i gazetarëve të RTV tëvë1;
16. Ekipi i gzetarëve të RTV Klan Kosovës;
17. Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini;
18. Ekipi i gazetarëve të KTV-se;
19. Ekipi i regjisorëve të Komunes se Gjilanit, Burim Baftiu dhe BlendinArifi;
20. Ish- Ipeshkvi dhe Famullitari i Famullisë Brus-Peshterit Dom Zef Gashi;
21. Ish -Famullitari i Famullisë së Brus – Peshterit Dom Kolë Zefi
22. Kengëtari e personaliteti i shquar shqiptaro-amerikani Arben Krasniqi;
23. Shkrimtari i madh shqiptar Ibrahim Kadriu, e shumë, e shumë vizitorë të tjerë!
Dekorata dhe Mirënjohje
Nënë Stanë Pjetër Gashi u nderua nga:
1. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me Dekoratën Presidenciale “Shën Tereza”;
2. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi, me Pllakën “Shtëpi Bazë e UÇK-së;
3. Brigada 153 e Zonës Operative të Llapit, vendosi Pllakë të “Shtëpisë Bazë të UÇK-së;
4. Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, me dekoratën “Hyjnesha në Fron”!
5. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, me dekoratën e “Flakës së Janarit dhe Akademinë e Flakës ia kushtoi Nënë Stana Gashit;
6. Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i ndau dhuratë emblemen e Komunës së Lipjanit;
7. N/Kryetari i Artanë Bajrush Ymeri ia dhuroi Emblemën e UÇK-së;
8. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi i ndau Mirënjohje;
9. Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i ndau Mirënjohje;
10. Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi i ndau Mirënjohje;
11. Ipeshkvia e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i ndau Mirënjohje;
12. Famullitari i Kishës së Binçës, Dom Frrok Zefi i ndau Mirënjohje;
13. Famullitari i Kishës së Brus-Peshterit, Dom Shtjefën Dodes i ndau Mirënjohje
Kronika televizive
1. Kronikë televizive realizoi RTK;
2. Kronike televizive realizoi tëvë1;
3. Kronikë televizive realizoi RTV Klan Kosova;
4. Kronikë televizive realizoi RTV Dukagjini;
5. Kronikë televizive realizoi RTV KTV
6. Emision special Nënë Stanës i kushtoi shou meni Naim Abazi në Spektaklin ODEON!
Dokumentar
1. Dokumentar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, të regjisorëve Burim Baftiu dhe BlendinArifi;
2. Dokumentar nga reporteri i luftës e folësi legjendar e historik i Radios”Kosova e Lirë” Nusret Pllana!
Vizita të realizuara nga Nënë Stana
Nënë Stana ishte e ftuara e nderit e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në Flakën e Janarit 2025 dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit!
Nëna Stanë Pjetër Gashi, u ftua në shumë institucione të Kosovës dhe evenimente të ndryshme, në mesha kishtare e koncerte te organizuara nëpër disa komuna të Kosovës nga Mezosopranja Besiana Mehmeti dhe Tenori Shkodran Tolaj!
Nëna Stana, ishte e ftuar në:
1. Presidencë të Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani;
2. Komunë të Kryeqytetit të Kosovës- Prishtinë nga Kryetari Përparim Rama;
3. Komunë të Gjilanit nga Kryetari Alban Hyseni;
4. Akademinë e Flakës së Janarit në Gjilan;
5. Koncert në Rahovec organizuar nën patronatin e Kryetarit Smajl Latifi;
6. Koncert në Vushtrri nën patronatin e Kryetarit Ferit Idrizi;
7. Koncert në Kaçanik nën patronatin e Kryetarit Besim Ilazi;
8. Katedralen e Prishtinës nën patronatin e Ipeshkvisë së Kosovës;
9. Kishën e Binçës nga Famullitari Dom Frrok Zefi!
Gjatë vizitës te Presidentja Osmani, në ambiente të presidencës u takua me Njerin prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së e UÇK-së në Maqedoni të Veriut, Liderin e madh kombëtar Ali Ahmeti!
Komuna e Gjilanit në shenjë nderimi e respekti për kontributin në luftën e UÇK-së, ia vendosi një rrugë në Gjilan emrin e Kryefamiljarit të Shtëpisë Bazë të UÇK-së në lagjen Peshter të Brusit Ndue Martin Gashi!
Tekste të këngëve për Nënë Stanën kanë shkruar:
1. Skodran Tolaj;
2. Taulant Dajti;
3. Ismet Rashiti;
4. Ndue Vatnikaj;
5. Edmond Zhulali!
Nënës Stanë Pjetër Gashi është duke ju shkruar libri nga shkrimtari i madh shqiptar Ibrahim Kadriu dhe do t’i këndohet një këngë nga këngëtari Arben Krasniqi!
Bilanci total në vija të trasha:
2 pllaka të UÇK-së në Shtëpinë Bazë;
23 vizita të personaliteteve të mëdha nē shtëpine e Nënë Stanës;
13 nderime me dekorata e mirënjohje;
6 emisione – kronika televizive;
2 dokumentar;
9 vende e ftuar për pjesmarrje;
1 emer rruge;
5 këngë të shkruara;
1 libër duke u përgaditur dhe
1 këngë që do të kendohet!
Gazeta Epoka e Re, e ka publikuar çdo aktivitet që është zhvilluar në Shtëpinë Bazë të UÇK-së të Nënë Stanës e djemve të saj, vëllezërve Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, ish-ushtar të UÇK-së dhe te gjitha nderimet dhe vizitat për Nënë Stanën!
Me shumë respekt,
Ismet Syeljmani,
Prishtinë, 8 Shtator 2025!