Bislimi takohet me ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës

02 shtator 2025 | 15:36

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Joakim Strand.

Ky takim është zhvilluar në margjina të organizimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe tryezave të diskutimit në nivel të ministrave për çështje evropiane e ku marrin pjesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet kandidate dhe ato potenciale për marrjen e statusit kandidat.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka shprehur mirënjohjen ndaj Finlandës për partneritetin e ngushtë dhe mbështetjen ndaj shtetit tonë.

“Theksoi synimin e Kosovës për avancim në rrugëtimin drejt integrimit evropian, me hapin e radhës që duhet të jetë marrja e statusit të vendit kandidat dhe pranimi i pyetësorit. Shtoi se rruga drejt anëtarësimit në BE duhet të jetë e bazuar në principe, kritere, vlera dhe meritokraci. Gjatë takimit, zëvendëskryeministri nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të dëshmuar dhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare, gjersa e falënderoi Finlandën për përkrahjen edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që ka…