Bitcoin thyen rekord! Kriptomonedha arrin nivelin më të lartë historik

10 korrik 2025 | 11:11

Bitcoin arriti një rekord të ri historik duke u ngjitur pranë nivelit prej 112,000 dollarësh, i nxitur nga rritja e disponueshmërisë për rrezik nga investitorët dhe kërkesa e vazhdueshme nga investitorët institucionalë.

Kriptomonedha më e madhe në botë po fiton gjithnjë e më shumë terren në mesin e aktorëve tradicionalë të tregjeve financiare.

Bitcoin arriti një nivel rekord prej 112,052.24 dollarësh të mërkurën në mbrëmje, duke tejkaluar rekordin e 22 majit prej 111,999 dollarësh. Që nga fillimi i vitit, bitcoin është rritur me më shumë se 18%.

“Bitcoin është i vetmi aset që njoh i cili bëhet më pak i rrezikshëm sa më shumë që rritet në madhësi,” shkroi Anthony Pompliano, themelues dhe CEO i Professional Capital Management, në një letër drejtuar investitorëve të mërkurën.

“Sapo kapitalizimi i Bitcoin lëvizi nga 100–200 miliardë dollarë, vetëm pak menaxherë fondesh kishin mundësi të ekspozoheshin ndaj tij. Sot, që kapitalizimi i tij matet në triliona, pothuajse çdo menaxher fondesh në planet mund të përfshihet”, tha ai.

Politikat pro-kriptomonedhë të administratës Trump kanë ndihmuar gjithashtu në forcimin e aktiveve digjitale në përgjithësi, duke hapur rrugë të reja financimi për sektorin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja 03 do të jetë pjesë e garës shumë të…