Bizneset turke shprehin interesim për bashkëpunim me AKB-në dhe Kosovën

08 dhjetor 2025 | 14:57

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka pritur të hënën në takim një delegacion të bizneseve nga Turqia, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll Organizatë e Industrisë dhe Biznesit Turko-Ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Osman Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës.

Ai u shpreh se ekziston potencial i madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Nga ana tjetër, Agim Shahini vlerësoi lartë gatishmërinë e UTSIAD-it për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e AKB-së për të lehtësuar lidhjen e bizneseve dhe për të krijuar ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimin e komunikimit dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beka Kompany SH.P.K. me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…