Biznesmeni Dervishaj mban takim në Heilbronn për organizimin e protestës së 14 shtatorit në Hagë

08 shtator 2025 | 13:52

Biznesmeni në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka mbajtur një takim konsultues lidhur me organizimin e pjesëmarrjes në protestën e 14 shkurtit, që do të mbahet në Hagë, për të kundërshtuar padrejtësitë që po bëhen ndaj krerëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije në “Facebook” se nga diskutimet u vendos që shumica e pjesëmarrësve do të udhëtojnë me automjete personale.

“Për të tjerët ekziston mundësia e udhëtimit të organizuar me autobusë falas, të vënë në dispozicion për këtë qëllim”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besfort Zeneli ka treguar se arsyeja pse e refuzoi Kosovën…