
Biznesmeni i njohur nga Lipjani i bashkohet ekipit të Shukri Bujës
19 gusht 2025
| 14:37
Irfan Krasniqi, pronar i “Rame Petrol” nga Smallusha, biznesmen i suksesshëm, i është bashkuar ekipit Shukri Bujës, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.
Me këtë rast, Buja ka vizituar biznesin e Krasniqit, duke premtuar mbështetje për bizneset në Lipjan në funksion të zhvillimit ekonomik.
“Irfan Krasniqi, pronar i ‘Rame Petrol’ nga Smallusha, biznesmen i suksesshëm, i është bashkuar fuqishëm ekipit të ndryshimit në Lipjan! Së bashku me bashkëluftëtarin Selim Selimin dhe Valon Vehapin vizituam biznesin e tij, duke e forcuar vizionin tonë për zhvillim ekonomik dhe punësim në komunën tonë. Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja në “Facebook”.