
Biznesmeni Nexhmi Muçiqi i hyn garës për asamblist në Podujevë
13 gusht 2025
| 15:37
Biznesmeni i njohur llapjan dhe aktivisti për çështje kombëtare, Nexhmi Muçiqi, do të jetë kandidat për asamblenë komunale në Podujevë.
Muçiqi do të jetë në listën e PDK’së të cilën e kryeson Isak Shabani si bartës i listés dhe kandidat për kryetar të Podujevës. Muçiqi do ta mbajë numrin 8 në listën zgjedhore. Ai njihet si organizator dhe aktivist i çështjes së Çamërisë.