BKK-ja dhe AShAK-u nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

10 korrik 2025 | 15:55

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) dhe Biblioteka Kombëtare Kosovës “Pjetër Bogdani”, drejtorët e këtyre dy institucioneve, Mehmed Xhemajli dhe Blerina Rogova Gaxha, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e trashëgimisë dokumentare dhe kulturore.

Marrëveshja e nënshkruar mes tyre parasheh:

Shkëmbim koleksionesh dhe informacioni bibliografik

Bashkëpunim në digjitalizim dhe teknologji informative

Promovim të politikave të përbashkëta për ruajtjen dhe qasjen në dokumentacion

Organizim të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe shkencore

Shkëmbim të botimeve dhe burimeve profesionale

Ky hap i përbashkët krijon mundësi të reja për kërkime shkencore, qasje më të lehtë në materiale të digjitalizuara dhe përforcim të rolit të institucioneve në ruajtjen e kujtesës kolektive të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka arritur të enjten marrëveshje me Izraelin për…