BKK-ja të martën do ta shënojë 81-vjetorin
21 nëntor 2025
| 08:55
Biblioteka Kombëtare e Kosovës do ta shënojë 81-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne “Dita e Bibliotekës”, ku do të paraqiten aktivitete dhe nisma që pasqyrojnë misionin e saj kulturor, edukativ dhe shkencor përgjatë dekadave.
Ngjarja do të mbahet më 25 nëntor 2025 në hollin e Bibliotekës, me fillim nga ora 17:00.
Përmes kësaj ceremonie, institucioni më i lartë bibliotekar në vend synon ta vlerësojë rrugëtimin 81-vjeçar, kontributin e brezave të bibliotekarëve, studiuesve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe të ndajë me publikun projektet dhe vizionin e ardhshëm të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.




