
BKK për herë të parë do të organizojë takimin vjetor të drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore
Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë do të organizojë takimin vjetor të drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore (SEENL) i cili do të mbahet në Prishtinë nga 28 deri më 30 shtator 2026.
Ky takim përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për bibliotekarinë dhe bashkëpunimin kulturor në rajon, duke mbledhur drejtuesit e bibliotekave kombëtare nga vendet e Evropës juglindore me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të rrjetëzimit ndërinstitucional.
Kandidatura e Bibliotekës Kombëtare për organizimin e këtij takimi në Kosovë është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rrjetit të Bibliotekave Kombëtare të Evropës juglindore (SEENL) dhe paraqet një vlerësim të rëndësishëm për rolin dhe kontributin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në fushën e kulturës dhe dijes në rajon.