BKK po lëshon për lexim sallën e periodikut

31 korrik 2025 | 11:39

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), në llogaritë e veta në rrjete sociale, ka njoftuar se “sallën e periodikut, për nevoja të lexuesve dhe të hulumtuesve, po e rikthejmë në hapësirë të shfrytëzueshme për ta”.

Njoftimi i plotë i BKK-së

Sallën e periodikut, për nevoja të lexuesve dhe të hulumtuesve, po e rikthejmë në hapësirë të shfrytëzueshme për ta.

Lexuesve të gazetave dhe revistave, të cilët çdo ditë shërbehen me dhjetëra numra nga librarët e Divizionit të Shërbimit të Përdoruesve, do t’u ofrohet tani edhe një ambient i qetë dhe komod për lexim.

Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave kemi larguar materialet e vjetra dhe kemi kryer pastrimin e plotë të sallës.

Ndërkohë, do të realizojmë lyerjen e mureve dhe përmirësimin e ndriçimit, dhe së shpejti kjo hapësirë do të jetë në shërbim të lexuesve, me kushte të përmirësuara për lexim dhe hulumtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i “Freakier Friday” zbuloi në “Live with Kelly and…