BKS: Dy vendime të rëndësishme hyjnë në fuqi sonte në mesnatë

30 qershor 11:57

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar se sonte në mesnatë do të hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për vendimin për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë, drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe Ragip Bunjakun, u.d drejtor i Policisë kufitare, por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Merdare, për të parë nga afër parapërgatitjet e fundit për fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë.

“Sonte në mesnate hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme. Vendimi për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve nga ana e Qeverisë së Kosovës do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku Ragip Bunjakun, u.d drejtor i Policisë kufitare, por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Merdare, për të parë nga afër parapërgatitjet e fundit për fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë për mbulim të policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore”, është thënë në njoftimin e BKS-së.

Me këtë rast drejtori i BKS-së Sami Mazreku, ka thënë se dy vendimet janë shumë të rëndësishme si për lehtësim të qarkullimit, por do të kenë impakt edhe në aspekt financiar, pasi që sipas tij, qytetaret e Kosovës për të kaluar në Mal të Zi mund ta shfrytëzojnë vetëm policën TPL plus e cila vlen edhe për Maqedoni dhe Serbi, deri sa për bashkatdhetarët të cilët hyjnë nga mesnata në vendin tonë, Qeveria e Kosovës do të mbuloj policën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së…