
Blerim Kuçi rikthehet në LDK, Abdixhiku: Po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Suharekë. Abdixhiku i ka uruar rikkthimin në LDK, Blerim Kuçit. I pari i LDK-së tha se me Ardianin po ndërtojnë një ekip të fitore për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë” shkruan Abdixhiku.
“Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni” shkruan ai.
Shkrimi i plotë:
Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për forcim e ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.
Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur.
Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni.
Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim.
Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi.
Blerim të priftë e mbara.
Ardian, na prijë në rrugën përpara!