Blerim Sinani, djali i familjes së njohur nga Prishtina, i futet garës për asamblenë komunale

21 gusht 2025 | 15:39

Një pjesë e madhe e Prishtinasve e njohin familjen Sinani si ndërmarrëse dhe me traditë kontribuuese për komunitetin në periudha të ndryshme të vështira për vendin. Blerim Sinani, nipi i veprimtarit Xhemail Sinani, tashmë i është futur garës për asamblenë komunale të Prishtinës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Blerimi ka diplomuar me titullin MBA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e bizneseve familjare, duke kombinuar njohuritë akademike me praktikat reale të ekonomisë.

Ai synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të qytetit, avancimin e infrastrukturës, mbështetjen e bizneseve lokale dhe krijimin e mundësive të reja për gjeneratën e re. Blerim Sinani garon me numrin 40 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Kurti ka qëndruar për vizitë në komunën e Shtimes.…