Bleu dollapin e vjetër në internet, gjeti brenda tij 95 mijë euro

14 nëntor 2018 | 13:23

Një rumun është surprizuar kur ka gjetur 95 mijë euro (107 mijë dollarë) brenda një dollapi të dorës së dytë të cilin e kishte blerë në internet.

Adela Stanica i tha “Associated Press” të martën se, bashkëshorti i saj, punëtor ndërtimi kishte blerë dollapin në një faqe online popullore.

Ditë më vonë, ndërsa ajo po gatuante bashkëshorti i saj, Samuel, kishte shkuar duke bërtitur: “Hajde shiko çfarë gjeta!” Bëhej fjalë për një kuti metalike brenda së cilës ishin vendosur monedha 500 euroshe.

Pasi kishin numëruar eurot zbuluan se aty ndodheshin 97 mijë euro. “Ishim të shokuar. Nuk kemi fjetur gjithë natën. Menduam se ishte një kurth. E dinim që duhej ti kthenin ato para mbrapsht” tha nëna e katër fëmijëve në një lidhje telefonike për “AP”.

Pastaj bashkëshorti udhëtoi drejt fshatit Bichigi në perëndim të Rumanisë ku dhe jetonte pronari i dollapit që kishin blerë. Ky i fundit i kishte treguar se dollapi i përkiste babait të tij të vdekur dhe ai nuk ia kishte pasur idenë e parave.

Pronari i vjetër i dollapit kishte shpërblyer punëtorin për ndershmërinë që kishte treguar duke dorëzuar eurot që nuk ishin të tijat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se janë…