Bllaca vazhdon me Gjilanin

03 korrik 2025 | 13:55

Sport Club Gjilani njofton për arritjen e marrëveshjes me portierin Aridon Bllaca, duke e vënë “firmën” edhe për dy vite të tjera. Bllaca i cili njëherit është edhe produkt i akademisë së klubit do të jetë pjesë e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2027, duke rinovuar kështu marrëveshjen paraprake.

‘Gardiani’ gjilanas numëron 35 paraqitje në elitën e futbollit kosovar dhe numëron 11 porta të paprekura. Në total ai ka zhvilluar 3.039 minuta me ekipin e parë. Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani ka uruar Bllacën me rinovimin e marrëveshjes dhe i ka dëshiruar shumë suksese në vazhdimësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka reaguar pas lajmit…