Bllokimi te Nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb, Miftaraj: Dimal dhe VV, kjo është tepër

26 gusht 2025 | 18:00

Juristi Ehat Miftaraj i ka kërkuar Vetëvendosjes dhe Dimal Bashës të respektojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të kryejnë konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, të cilën e bllokuan në freski të re te çështja e Nënkryetarit nga komuniteti serb.

Postimi i Miftarajt:

Kryetar Dimal Basha,

Lëvizje Vetvendosje

Lexone pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit gusht të vitit 2025.

Mos boni filma, mos na dëshmoni sa jeni patriota se kush ka qenë patriot e trim e ka tregu veten në vitet 90.

Dëshmonu bile se e doni vetem pak këtë Republikë dhe I respektoni vendimet e Gjyjatës Kushtetuese.

Edhe Rregulloren e Kuvendit nenin 12 lexone. Vet e keni shkru, me vota tuaja u miratu.

Tash edhe kete ceshtje doni me sjell punen me dergu ne kushtetuese dhe me vonu konstituimin edhe disa jave a muaj a?

Mosni, se boll e keni vonu konstituimin. Çka eshte teper, eshte teper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar lidhur me konstituimin…