
“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!
Shkruan: Rrustem Mustafa
Nuk mund të lejojmë që e vërteta dhe historia jonë të përkufizohen nga kurthet e ndërtuara me vite nga mekanizmat ruso-serbë. Ata kanë ndërtuar çdo hap për të njollosur UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe vetë themelet e lirisë sonë – duke kulmuar me krijimin e një gjykate të veçantë që shumë herë duket më shumë si instrument politik sesa drejtësie.
Sot, e keqja përpiqet të reduktohet, të ripaketohen dhe të rikthehet përmes figurave të kompromentuara si Nazim Bllaca – një individ që nuk mund dhe nuk guxon të përfaqësojë as të keqen tonë, e aq ngushtë dhe aq më pak të vërtetën, e vërteta është “blloku i keq” ruso serb.
Për fat të keq, një pjesë e mediave tona ose janë të zhytura në joprofesionalizëm, ose po bien në grackën e atij “blloku të keq” ruso-serb që kërkon të destabilizojë besimin në shtet, në sektorët e sigurisë dhe në institucionet e republikës.
Vëllezër e motra, kujdes!
Lufta hibride është reale. Ajo zhvillohet me lajme të rreme, me përmbysje të narrativës, dhe me sulme ndaj policisë, ushtrisë e drejtësisë sonë – që janë themelet e sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
Të qëndrojmë bashkë, të vëmendshëm dhe në mbrojtje të shtetit tonë.
Mos e reduktoni një strategji antishtet në një të marrë!
Lufta hibride ka fytyrë më të thellë se një dëshmitar i rrejshëm!
Rreziku s’quhet vetëm Bllaca – por “Blloku i Keq” që e lindi!