
Boatengu, afër kalimit në Dortmund
12 prill 2021
| 11:26
Jerome Boateng ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Bayern Muncheni teksa do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.
Interesimet për mbrojtësin e Gjermanisë nuk mungojnë teksa interes të veçantë ka shfaqur Borussia Dortmundi.
Kjo e fundit ndjek me vëmendje situatën e futbollistit dhe po përpiqet ta bindë për të luajtur me verdhezinjtë në sezonin tjetër.
Boatengu nuk do të ishte lojtari i vetëm që luan me fanellën e Bayernit dje të Dortmundit në karrierë, pasi para tij e kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë, si Gotze, apo edhe Hummelsi.