
Bogujevci për ish-opozitën: As nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim, nuk po i kuptoj
15 korrik 2025
| 10:57
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ofruar zgjidhje si dhe ka ftuar në takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim nga ana tjetër.
Sipas saj, opozita as nuk voton, as nuk ka ndonjë propozim konkret, përveçse po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës.
“Kryeministri ka ofruar zgjidhje për paketën e kryetarit dhe nënkryetarit, ka ftuar takim pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur interesim. Ata as nuk votojnë, as nuk kanë ndonjë propozim konkret. Nuk po e kuptoj çfarë duan, përveç se po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Bogujevci.