
Bologna nuk heq dorë nga Asllani
Në Itali janë të bindur se Kristjan Asllani është objektivi numër një i Bologna-s për merkaton e verës, por për momentin nuk ka asnjë bisedë konkrete mes klubeve pasi Interi nuk heq dorë nga lojtari për më pak se 18 milionë euro.
Këtë shifër klubi kuqeblu nuk është në gjendje ta paguajë dhe për këtë motiv mendohet se po merret kohë për të gjetur një zgjidhje.
Buxheti i Bologna-s për këtë pozicion është vetëm 10 milionë euro dhe ky është një problem pasi nëse një ditë dy ekipet do të ulen në tavolinë për të diskutuar këtë transferim duhet që të gjejnë një rrugë të përbashkët edhe pse diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e madhe.
Në këtë pikë Bologna po mendon që të huazojë me detyrim blerje Asllanin.
Kjo zgjidhje do të pëlqehej edhe nga Interi, i cili do të ishte sigurt se do të zgjidhte problemin me kushtet pa cënuar parametrat financiarë.