Bordi i AKP-së vendos për shitje 31 asete të ndërmarrjeve shoqërore

01 nëntor 2022 | 14:33

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë takim Bordi shqyrtoi raportin mujor të Menaxhmentit për periudhën paraprake duke përfshirë raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica”, e cila është nën administrim direkt.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi transaksionet e shitjes me tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 59, si dhe shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 61, e cila ka gjithsej 31 asete.

Bordi diskutoi dhe aprovoi planin për adresimin e rekomandimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm 2017-2022, raportin e komisionit për shitjen e banesave, ku si rezultat i intensifikimit të punës së Komisionit për shitjen e banesave u miratuan raportet e shitjeve për 27 banesa.

Gjithashtu, është aprovuar lista përfundimtare dhe shpërndarja e 20 për qind për NSH Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore dhe NSH Rilindja – Shërbimet e përbashkëta.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për qasjen në rrugë në parcelën nr. 09013-14 në Prizren, pronë e Ndërmarrjes së Pyjeve, ku do të ndërtohet objekti i ri i Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjatë kësaj mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar edhe propozimi për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të ngastrës 501-34 ZK Malishevë, pronë e NSH “OPB Mirusha” në Malishevë, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësim me numër 16/89 të datës 20 korrik 2022, e shpronësuar për nevojat të Ministrisë së Punëve të Brendshme/Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Bordi më tutje shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore në likuidim ne vlerën prej 434,864 euro, për ndërmarrjet sikurse në vijim:
1. PRN114 NSh “Rilindja Shitja” Prishtinë;
2. PEJ035 NSh “Ag Coop Gurakoci” Gurakoc;
3. PRN051 NSh “Separacioni i Gureve Gadime” Lipjan;
4. MIT037 NSh “Trepça Hoteleria” Mitrovica e Jugut;
5. PEJ088 NSh “Fabrika e Elementeve Metalike” Klinë;
6. GJI028 NSh “KB Agroprodukti” Kamenicë;
7. PRN112 NSh “Viktoria” Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka demantuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),…