Bordi i Përkohshëm dhe aksionari vlerësojnë lartë performancën e KEK-ut

25 shtator 2020 | 14:14

Me autorizimin e lëshuar nga Blerim Kuqi, ministër Ekonomisë dhe Ambientit, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit.

“Kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilin shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen. Në këtë takim janë miratuar raporti i auditorit të pavarur për pasqyrat financiare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe raporti vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menaxhmentit për periudhën e njëjtë”, ka njoftuar KEK-u.

Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të çështjeve të theksuara në raport.

Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejkalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të performncës së mirë.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i parë i meshkujve dhe ekipi i femrave i…