
Bordi i Telekomit jep sqarim, nuk përmend se ka pasur agjendë shkarkimesh
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës ka dhënë një sqarim për media në lidhje siç kanë thënë me forcat policore, të cilat në masë të madhe kanë qenë prezent sot rreth objektit qendror të Postës së Kosovës.
Ky bord ka njoftuar se sot kishin planifikuar të mbanin një mbledhje të rregullt, por kjo mbledhje është anuluar për arsyet të cilat i ka dhënë në sqarim.
“Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcat policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo është keqkuptuar nga në opinioni publik, marrë parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapësirat e Postës së Kosovës. Edhe njëherë dëshirojmë të potencojmë se forcat policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të të ndonjë aktiviteti brenda Telekomit të Kosovës”, është thënë në sqarimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Sqarimi i plotë i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës:
Të nderuar qytetar,
Sot gjatë ditës ka pasur paqartësi në lidhje me forcatë policore të cilat në masë të madhe kanë qenë prezent rreth objektit qendror të Postës së Kosovës.
Ky objekt është në shfytëzim në pjesën më të madhe të tij nga ne, Telekomi i Kosovës.
Sqarim:
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës është e vërtet sa ka pas të planifikuar një mbledhje të rregulltë për sot, e njejta është anuluar për arsyet si në vijim:
1. Fillimisht kemi pasur probleme teknike që na ka pamundësuar fillimin e mbledhjes me video konfrencë (për anëtarët të cilët kanë kufizime të lëvizjes për shkak të COVID-19)
2. Duke tentuar t’i rregullojmë këto probleme teknike jemi informuar për forcatë policore që gjinden jashtë objektit dhe në atë moment pa hezitim kemi vendosur për anulimin e mbledhjes së rregulltë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.
Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcatë policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo është keqkuptuar nga në opinioni publik, marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapsiratë e Postës së Kosovës.
Edhe njeherë dëshirojm të potencojmë se forcatë policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të të ndonjë aktiviteti brenda Telekomit të Kosovës.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve sigruon opinionin dhe cdo punonjës se puna e tyre do të vazhdoj.
Me nderime,
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës