
Borrell: Kosova dhe Serbia të bëjnë përparime të shpejta në dialog
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se pas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia duhet të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve.
“Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.
Welcome the deal reached by the #Kosovo and #Serbia Chief Negotiators, facilitated by EUSR @MiroslavLajcak, to resolve tensions in the north of Kosovo.
Both Kosovo and Serbia should now constructively engage in the Dialogue to make swift progress on normalisation of relations. https://t.co/MFBu9HdmAi
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 30, 2021