Borrelli mbërrin në Tiranë, publikon foto nga sheshi ‘Skënderbeu’

16 mars 2023 | 12:08

Shefi i diplomacisë së BE-së, Borrell, ka publikuar një foto nga sheshi “Skënderbeu”.  Me këtë rast, Borrelli ka thënë se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.

“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me kryeministrin Edi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”, ka shkruar Borrelli në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra punëtorë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë nisur…