Borrelli nesër viziton Iranin

02 shkurt 2020 | 12:19

Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell pritet që më 3 shkurt të qëndrojë në Teheran, ka njoftuar Ministria e Jashtme iraniane.

Borrelli pritet të takohet me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zariv dhe me zyrtarë të tjerë iranian.

Kjo vizitë e Borrellit po shihet si përpjekja e fundit e BE-së për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që është arritur ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në maj të vitit 2018, e ka tërhequr Uashingtonin nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.

Pesë nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes – Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia – janë zotuar se do ta mbajnë gjallë këtë marrëveshje.

Teherani, në anën tjetër, gradualisht është tërhequr nga zotimet e kësaj marrëveshjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas finalizimit të marrëveshjes me LDK-në, kryetari i Vetëvendosjes Albin…