Borrelli reagon pas aksionit policor në veri

13 tetor 2021 | 13:33

Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë, Josep Borrell, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, pasi policia ka zhvilluar një aksion kundër kontrabandës.

Borrelli ka thënë se incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë, teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.

Më tutje, Borrelli ka thënë se të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
QEMAL MURATI   “Materiali onomastik të jep mundësi të depërtosh…