
Borrelli: Suksesi i dialogut, çelës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se suksesi në dialogun Kosovë-Serbi është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në vet Bashkimin Evropian.
Ai ka folur në konferencë për medie pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së. Ai ka treguar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar ministrat për ecurinë e dialogut.
“Dialogu Prishtinë-Beograd, Lajçaku e ka njoftuar Këshillin dhe ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë dialogun në një përfundim të suksesshëm. I kërkojmë palëve të punojnë në frymë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit e kompromisit. Suksesi i dialogut është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Këshilli ka ofruar përkrahjen e plotë në këtë aspekt. E përkrahje të fuqishme për punën e Lajçakut”, ka thënë Borrell.