Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Ka përfunduar shorti i fazës së grupeve për Botërorin 2026. Kosova e Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast se kualifikohen. Botërori nis më 11 qershor.

Këto janë grupet dhe kombëtaret që do të ndeshen:
Grupi A
1. Meksika
2. Afrika e Jugut
3. Koreja e Jugut
4. Plejofi D: Danimarka, Çekia, Irlanda, Maqedonia e Veriut
Grupi B
1. Kanadaja
2. Plejofi A: Italia, Uellsi, Bosnja, Irlanda e Veriut
3. Katar
4. Zvicra
Grupi C
1. Brazili
2. Maroku
3. Haiti
4. Skocia
Grupi D
1. SHBA-ja
2. Paraguai
3. Australia
4. Plejofi C: Turqia, Sllovakia, Kosova, Rumania
Grupi E
1. Gjermania
2. Curaçao
3. Bregu i Fildishtë
4. Ekuadori
Grupi F
1. Holanda
2. Japonia
3. Plejofi B: Ukraina, Polonia, Shqipëria, Suedia
4. Tunizia
Grupi G
1. Belgjika
2. Egjipt
3. Irani
4. Zelanda e Re
Grupi H
1. Spanja
2. Kepi i Gjelbër
3. Arabia Saudite
4. Uruguai
Grupi I
1. Franca
2. Senegali
3. Plejofi 2: Iraku, Bolivia, Surinami
4. Norvegjia
Grupi J
1. Argjentina
2. Algjeria
3. Austria
4. Jordania
Grupi K
1. Portugalia
2. Plejofi 1: DR Kongo, Xhamajka, Caledonia e Re
3. Uzbekistan
4. Kolumbia
Grupi L
1. Anglia
2. Kroacia
3. Gana
4. Panama

Kupa e ardhshme e Botës do të jetë me 48 ekipe. Nga pjesëmarrësit e përgjithshëm, 42 ekipe kombëtare janë kualifikuar tashmë, ndërsa gjashtë të tjerat do të duhet të fitojnë vendet e tyre përmes play off. Shorti do të përfshijë edhe këto gjashtë ekipe që nuk janë përcaktuar ende.
Vazo e parë: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania
Vazo e dytë: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia
Vazo e tretë: Norvegjia, Panamaja, Egjipt, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
Vazo e katërt: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e plejofit
Plejofi A: Italia, Uellsi, Bosnja, Irlanda e Veriut
Plejofi B: Ukraina, Polonia, Shqipëria, Suedia
Plejofi C: Turqia, Sllovakia, Kosova, Rumania
Plejofi D: Danimarka, Çekia, Irlanda, Maqedonia e Veriut
Plejofi 1: DR Kongo, Xhamajka, Caledonia e Re
Plejofi 2: Iraku, Bolivia, Surinami
————————————————————–
Grupi A: Meksika
Grupi B: Kanadaja
Grupi C:
Grupi D: Shtetet e Bashkuara
Grupi E:
Grupi F:
Grupi G:
Grupi H:
Grupi I:
Grupi J:
Grupi K:
Grupi L:
Infantino për Botërorin 2026: Do të jetë ngjarja më e madhe në histori
“FIFA ka qenë burimi zyrtar i lumturisë për njerëzimin për më shumë se 100 vjet. Ne po festojmë Kupën e Botës 2026, Kupën e Botës më të madhe ndonjëherë, jo vetëm ngjarja më e madhe sportive, por ngjarja më e madhe që njerëzimi do të shohë ndonjëherë”. Kjo ishte fjala hapëse e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në ceremoninë e shortit të Kupës së Botës 2026 në Uashington. “Kemi tre vende të mrekullueshme, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampionë bote. Do të kemi një verë emocionuese, do të jetë unike, yjore, spektakolare, me 7 milionë njerëz në stadiume dhe 6 miliardë njerëz që e shikojnë në TV nga e gjithë bota. Është si 104 Super Bow në një muaj, kjo është magjia që kemi krijuar”, përfundoi ai.



Kryeministri i Kanadasë dhe Presidentja e Meksikës marrin pjesë në shortin e Kupës së Botës
Përveç Donald Trump, edhe udhëheqësit e dy vendeve të tjera nikoqire janë të pranishëm në shortin e Kupës së Botës.
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, dhe Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u përmendën veçanërisht nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, para fillimit të shortit.



