
Botërori i xhudos, Distria kalon në rrethin e tretë
08 maj 2023
| 13:01
Distria Krasniqi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili ka nisur sot në Katar.
Xhudistja nga Kosova e ka kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e ka eliminuar gjermanen Mascha Ballhaus.
Kampionia olimpike shihet si njëra prej favoriteve për ta fituar medaljen e artë në Botërorin e Dohas.
Në kategorinë e “Disit” ka garuar edhe Erza Muminoviq, e cila është ndalur qysh në luftën e parë.