
Botohet romani “Ethet e një vere” i Dibran Demakut
Ka dalë nga shtypi romani “Ethet e një vere” i autorit Dibran Demaku subvencionuar për botim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
“I tërë narracioni përbrenda romanit është retrospektiv, ndërsa prologu dhe e pilogu janë si dy kapakë të kësaj historie narrative, ku pothuajse në tërësi rrëfimi është në vetën e parë njëjës, domethënë si një kopertinë e këtij romani të autorit Dibran Demaku”, ka shkruar në parathënie të veprës recensenti Sulejman Dërmaku.
Ndërsa Merita Gruda, mësuese e letërsisë dhe studiuese e letërsisë, në recensonin botuar në fund të veprës, ka konstatuar: “I shkruar me një gjuhë të pasur, të gjallë dhe mjaft afër rrëfenjave popullore, romani të rrëmben në situatat e gjendjet e trazuara ku vërtitet heroina kryesore, të cilën, pavarësisht se çfarë ndodh, autori e trajton me mjaft dashuri”.