Brahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i merr 61 vota për kryeministër

14 nëntor 2025 | 13:49

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e përballon mundësinë që Glauk Konjufca të marrë mbështetjen e 61 deputetëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”, Brahimaj ka thënë se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje nacionale, pasi sipas tij Kurti nuk është i interesuar të formojë institucionet.

Më tutje, Brahimaj ka ripërsëritur se AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti politike.

“Ishte vlerësim i Haradinaj, por edhe e kryesisë që ftesa e Konjufcës nuk ishte e sinqertë ishte vetëm sa për të provuar diçka. Kurti në asnjë anë nuk e përballon që Konjufca t’i merr 57 vota e le më 61 vota. Ne nuk shohim diçka adekuate me këtë qeveri, zgjidhja më e mirë është me shkua në zgjedhje. Kurti mashtron sepse nuk është i interesuar për të ndërtuar institucione. Aleanca të gjitha komunat i fitoj bindshëm dhe ishte vendim i kryesisë që të shkojmë në zgjedhje vetëm, nuk jemi të interesuar të bëjmë koalicion me asnjë parti”, ka deklaruar Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer në garën e parë…