Brahimi premton medalje nga Rumania

23 mars 2018 | 11:26

Ekipi i Kosovës në boks Donjeta Sadiku (60kg) dhe Patriot Behrami (64kg) së bashku me selektorin e boksiereve (vajzave), Besim Brahimi gjenden në kampin evropian në Targu Jiu të Rumanisë nga data 14 mars ku do të qëndrojnë deri në fillimin e Kampionatit Evropian U22, i cili fillon me 24 mars.

Trajneri Besim Brahimit ka konfirmuar se boksieret janë përgatitur fortë dhe se janë në formë të mirë. Ai beson se Donjeta Sadiku dhe Patriot Behrami Kosoves do t’i sjellin medaljet nga ky kampionat Evropian.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët evropianë kanë konkluduar edhe një herë në një samit…