
Braktisi forcat e NATO-s për të luftuar në Ukrainë, burgoset ushtari britanik
05 korrik 2023
| 10:36
Një ushtar britanik, i cili braktisi forcat e NATO-s në Estoni për të luftuar në Ukrainë, është burgosur. Alexander Garms-Rizzi është dënuar me 12 muaj në një qendër paraburgimi ushtarak pasi braktisi njësinë e tij dhe kaloi kufirin e Estonisë për të luftuar me forcat ukrainase.
Një gjykatë ushtarake tha se 21-vjeçari kishte kundërshtuar urdhrat dhe kishte krijuar një rrezik sigurie.
“Urdhri për të mos shkuar në Ukrainë nuk mund të ishte më i qartë. Urdhri ishte që ai të qëndronte atje për të mbrojtur forcat britanike dhe shtetin që të mos tërhiqeshin zvarrë në konflikt”, tha gjykatësi.