‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë bëhet me kënd të lodrave për fëmijë

12 nëntor 2019 | 15:42

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se është funksionalizuar këndi i lodrave për fëmijë në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Po ashtu, kjo komunë ka bërë me dije se kënde të tilla do të ketë edhe në lagje të tjera të Prishtinës.

“Fëmijët e lagjes ‘Bregu i Diellit’, tash e tutje, kohën e lirë do të mund të e kalojnë me më shumë lojëra, aktivitete e sport. Këndi i lodrave në këtë lagje është pjesë e projektit të Drejtorisë së Sportit. Kemi edhe disa të ngjashme në lagjet tjera”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në bashkëpunim me Drejtorinë…