
Brenda 36 muajve, 120 fëmijë të fshatit Bardhosh do ta kenë çerdhen e re
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se brenda 36 muajve, 120 fëmijë të fshatit Bardhosh dhe zonave përreth, do të kenë çerdhe të re me sipërfaqe prej 1552 m2.
“Atë po e ndërton ministria e jonë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me një investim prej afër 1.17 milionë euro”, ka thënë Kurti pas vendosjes së gurthemelit të kësaj çerdhe.
Ai ka thënë se nga fillimi i mandatit të tyre e deri më tani 71 çerdhe janë ndërtuar, po ndërtohen ose janë në proces të prokurimit.
“Vlera e gjithmbarshme e investimeve është rreth 40 milionë euro. Sa për krahasim, për 18 vjet, nga viti 2003 deri në vitin 2021, qeveritë qendrore para neve i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe në Kosovë. Urime banorëve dhe punime të mbara e të shpejta!”, ka theksuar Kurti.