Brenda kësaj jave përfundon vaksinimi i personelit mjekësor në Skenderaj

07 prill 16:34

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kanë marrë pjesë dhe kanë parë nga afër procesin e vaksinimin e mantelbardhëve, i cili ka nisur edhe në këtë komunë.

Drejtori i Qëndres Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, Osman Veliu, ka bërë me dije se brenda kësaj jave pritet të përfundojë vaksinimi i stafit shëndetësor, ndërsa nga fundi i javës së ardhshme pritet të fillojë vaksinimi i personave që kanë probleme kardiake si dhe personave mbi moshën 80-vjeçare.

Ndërsa kryetari Jashari ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ofrojë ndihmë Komunës së Skenderajt  në sigurimin e vaksinave të tjera.

“Shfrytëzoj rastni që t’i bëjë apel Qeverisë së Kosovës, që t’i dalë në ndihmë komunës sonë, në sigurimin e me shumë dozave të vaksinave anti-Covid, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërkesave të qytetarëve”, t ka thënë Jashari, duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër Covidit.

May be an image of 1 person, standing, sitting and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…