Britania dhe Franca do të dërgojnë trupa në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje

06 janar 2026 | 23:35

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të dërgojnë trupa në Ukrainë “në rast të një marrëveshjeje paqeje” me Rusinë, tha kryeministri britanik Keir Starmer pas bisedimeve në Paris.

Starmer thotë se një “deklaratë qëllimi”, e nënshkruar në Paris, “hap rrugën për një kornizë ligjore sipas së cilës forcat britanike, franceze dhe partnere mund të veprojnë në tokën ukrainase”.

“Është e rëndësishme që po e fillojmë vitin kështu – aleatët evropianë dhe amerikanë, krah për krah me Presidentin ukrainas Zelensky, duke qëndruar për paqen”.

“Dhe ne jemi më afër këtij qëllimi se kurrë. Por sigurisht, rrugët më të vështira janë ende përpara”.

Ai theksoi se “ne jemi këtu sot për të vazhduar ta çojmë këtë përpjekje përpara dhe kemi pasur një takim shumë konstruktiv, i cili është ndërtuar mbi përparimin e shkëlqyer të bërë në negociatat gjatë ditëve dhe javëve të fundit”.

“Qëllimi i koalicionit të të vullnetshmëve është të ndihmojë në arritjen e një paqeje që mund të zgjasë dhe të punojë me SHBA-në për të garantuar sigurinë e Ukrainës për një afat të gjatë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nexhmedin Spahiu, analist, ka thënë në “Pressing” të T7, se…